• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Garcia kërkohet nga kampioni i Gjermanisë

01/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayer Leverkusen ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, teksa drejtuesit dhe trajneri Xabi Alonso kanë nisur nga puna për të përforcuar organikën, me misionin për të mbrojtur gjithçka ndërtuan në sezonin 2023-2024.

Kampionët e Bundesliga-s po studiojnë tregun spanjoll, me mediet gjermane që raportojnë se “Aspirinat” kanë arritur akordin me mesfushorin e Girona-s, Aleix Garcia.

26-vjeçari ishte protagonist absolut në sezonin e mrekullueshme, me Girona-n që u pozicionua në vendin e tretë dhe siguroi edhe zonën Champions League.

Garcia më parë ka qenë pjesë e Manchester City-t, por tani duket se ka ardhur moment për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë edhe pse lojtari rinovoi pak kohë më parë kontratën me spanjollët deri në vitin 2026.

Mediet gjermane kanë raportuar se palët janë dakordsuar dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, madje është bërë me dije se Garcia do të firmosë me Leverkusen deri në verën e vitit 2029.

Aleix Garcia në sezonin që sapo u mbyll zhvilloi 40 ndeshje duke shënuar tre gola e duke dhuruar edhe gjashtë asist.

Next Post

LIVE DORTMUND-REAL/ Dorëzohen gjermanët, Vinicius Zhunior dyfishon shifrat (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.