Giovanni Di Lorenzo largohet përkohësisht nga grumbullimi i kombëtares italiane, për arsye familjare.
Kapiteni i Napoli-t, Giovanni Di Lorenzo ka lënë skuadrën e Luciano Spalletti-t, ndërsa pritet të rikthehet për të vijuar me punën për EURO 2024.
Ky lajm u bë publik nga vetë Federata Italiane e Futbollit (FIGC), e cila ndër të tjera theksoi se skuadra e tyre është në gjendje të mirë referuar kontrollove mjekësore.
“Kontrollet mjekësore dhe testet atletike të bëra në mëngjes rezultuan pozitive. Seanca stërvitore u zhvillua pas dyerve të mbyllura këtë pasdite, në ditën e dytë të stërvitjes në Coverciano, 15 ditë para debutimit në EURO 2024. Giovanni Di Lorenzo u largua, momentalisht, këtë të shtunë nga grumbullimi në Coverciano për arsye familjare”-bën me dije FIGC.