Kanë kaluar plot 28 vite nga hera e fundit që Gjermania ka fituar trofeun e Europianit, që daton në vitin 1996.
Një përjetësi për një kombëtare të cilësuar historikisht, së bashku me Italinë dhe Francën, më të fortët në kontinent.
Këtë vit kombëtarja gjermane do të ketë një mundësi të artë, duke ditur edhe faktin që kompeticion zhvillohet në “shtëpinë” e saj.
Për të arritur këtë objektiv, Gjermanisë fillimisht do t’i duhet të kalojë fazën e grupeve dhe të mundë Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.
Nëse do ia dalin që të shkojnë në finale dhe të “thyejnë mallkimin”, duke fituar trofeun e EURO 2024, sipas raportimeve nga vendi organizatori i Europianit, Federata Gjermane do t’i dhurojë një bonus prej 400,000 eurosh çdo lojtari, që është më shumë se 100,000 euro që kombëtarja gjermane mori kur triumfoi në Botërorin 2014.