• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës

02/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti ka fituar për herë të pestë trofeun e Ligës së Kampionëve si trajner dhe hera e tretë që këtë e bënë me Real Madridin.

Don Carlo e fitoi dy herë edhe si trajner i Milanit, derisa ka dy trofe të Ligës së Kampionëve të fituar sa ishte futbollist aktiv.

Italiani ka thënë se ka qenë një lojë shumë e vështirë dhe se është i lumtur për këtë triumf në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Duket si një ëndërr, por nuk është një ëndërr. Jam vërtet i lumtur. Është një lojë vërtet e vështirë si zakonisht, tha fillimisht Ancelotti.

64-vjeçari e pranon se në pjesën e parë ishin gjermanët që luajtën më mirë

“Ata luajtën më mirë në pjesën e parë, ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Ne ishim në gjendje të fitonim dhe të shijonim një sezon fantastik. Jemi vërtet të lumtur që mund të fitojmë kupën”, vazhdoi tutje trajneri italian.

Ancelotti më pas vlerësoi atmosferën në klub dhe minimizoi vështirësinë e menaxhimit të një grupi kaq të talentuar lojtarësh.

“Historia dhe tradita e këtij klubi, cilësia e lojtarëve, klubi është një familje. Kemi një ambient fantastik. Atmosfera është shumë e mirë në dhomën e zhveshjes”.

“Më duhet të them faleminderit për klubin tim dhe gjithashtu lojtarët, nuk ka një ego të madhe, ata janë vërtet të përulur”.

“Nuk ishte e vështirë të menaxhosh këtë skuadër këtë sezon. Nuk e di se çfarë do të bëjmë, por me siguri nuk do të flemë”, tha Ancelotti pas finales së fituar.

Next Post

Zyrtare: Jose Mourinho, trajneri i ri i Fenerbahces, sot prezantohet para mijëra tifozëve në Stamboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.