• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Kombëtares italiane, Luçiano Spaleti: Faxholi shumë teknik, më “qan” zemra për Bonaventurën

02/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luçiano Spaletit i rreh fort zemra në pritje të Europianit, për faktin se është hera e parë që merr pjesë në një kompeticion të tillë. “Më rreh zemra fort. sepse është hera e parë. Duam të bëjmë krenarë të gjithë tifozët italianë. Unë jam gati dhe kemi organizuar gjithçka.

spaleti

Tani duhet të japim jetën në fushë për të mos u ndier fajtorë në rast se nuk fitojmë trofeun, por thjesht sepse të tjerët mund të jenë më të fortë”, tha fillimisht trajneri. Ai foli gjithashtu për listën e lojtarëve që ka grumbulluar dhe për ata që mungojnë.

DËMTIMET- “Me kombëtaren është ndryshe nga klubi. Mund të marrim lojtarë kudo. Açerbi na jepte eksperiencë dhe lidhej me bllokun e Interit në perfeksion. Zaniolo është i fortë, por nëse flasim për mungesat e nisnim keq Europianin”.

FAXHOLI- “Është një zgjedhje teknike. Mesfushori ka kualitet dhe është një lojtar inteligjent që mund t’i shërbejë shumë Italisë. Riçi është disi ndryshe, pasi është lojtar që përplaset, që markon dhe është i egër. Faxholi është më i bukur me topin në këmbë”.

KRITERET- “Kam parë ata që më duhen. Janë zgjedhje të vështira dhe të dhimbshme për karakterin tim. Për Lokatelin më vjen keq dhe i kërkoj falje. Është pak konservator në mënyrën e lojës. Kapiteni? Qëndron Donaruma”.

BONAVENTURA- “Kur e krahasova me Bellinghamin ndoshta i mohova diçka në aspektin teknik. Por fizikisht dhe për dëshirën që ka për të fituar çdo duel, Bellingham është tjetër nivel. Sigurisht që më qan zemra për Bonaventurën, por kohët e fundit nuk ka pasur ritmin e duhur. Skamaka? Është rritur shumë falë Gasperinit dhe lojës që ka pasur Atalanta. Një lojtar që do të na ndihmojë shumë në këtë kompeticion”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.