Bellingham festoi si askush tjetër fitoren e Ligës së Kampionëve kur ai si pjesë e ekipit të Real Madridid mundën Dortmundin në “Wembley”, me rezultatin final 0-2. Në vitin e tij të parë si lojtar për “Los Blancos”, anglezi tashmë ka fituar trofeun më prestigjoz ndër klube, Champions League. Ai e bëri këtë në vendlindjen e tij dhe para familjes dhe miqve.
Pas festës me shokët e skuadrës, Bellingham kaloi pak kohë nëpër rrugët e Londrës me familjen e tij, duke ecur krah për krah me nënën e tij dhe nuk hezitoi t’i afrohej një ish-trajneri të Real Madridit për t’i kërkuar një foto.
Ai ish-trajneri i Real Madridit nuk ishte askush tjetër veçse Zhoze Murinjo. Portugezi ishte në “Wembley” duke komentuar finalen për një rrjet televiziv. Bellingham iu afrua për t’i kërkuar një foto, por jo për të, por me nënën e tij, pasi ajo është një fanse e Murinjos. Portugezi, i cili po fliste me Mateu Lahoz, e ka pranuar ftesën dhe bëri një foto me nënën e mesfushorit anglez, me këtë të fundit që do ta mbajë mend gjatë këtë dhuratë.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL