Sunday, 26. April 2026
Sport

Bosnja dhe Hercegovina pa selektor udhëtoi për në Angli

GS 02/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka fluturuar mëngjesin e sotëm për në Newcastle, ku do të luajë miqësore kundër Anglisë dhe në mesin e tyre nuk ishte selektori Sergej Barbarez.

Siç mëson media boshnjake “Avaz”, Barbarez u sëmur në aeroport dhe iu desh të kthehej për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Gjithashtu thuhet se nuk dihet nëse ai do t’i bashkohet kombëtares në ishull apo do të udhëtojë direkt në Itali, ku do të shkojë kombëtarja e Bosnjës pas ndeshjes në Angli.

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës do të zhvillojë miqësore të hënën në orën 20:45 në “St. James Park”.

Teilen: