Sunday, 26. April 2026
Sport

“Dhimbje koke” për Spaletin, futbollisti i kombëtares italiane pëson dëmtim në gju para Europianit 

GS 02/06/2024 1 Min. Lesezeit

 Nuk kanë fund telashet për Italinë, në prag të Euro 2024, pas Açerbit, të kaltrit rrezikojnë të humbasin një tjetër mbrojtës. Bëhet fjalë për futbollistin e Atalantës, Xhorxho Skalvini, i cili pësoi një dëmtim në gju në duelin e mbrëmjes së sotme kundër Fiorentinës.  

GPFmPbiWMAAM-Cm

Për shkak të këtij dëmtimi, 20-vjeçari u dëtyrua të linte fushën në minutën e 84-t, duke i lënë vendin Hateburit.  

Mjekët e Atalantës u futën menjëherë në fushë, ku Skalvini preku këmbën duke ndjerë dhimbje të forta dhe luftoi për të mbajtur lotët. 

Një moment tepër i vështirë ky për 20-vjeçari i cili ditën e nesër së bashku me Skamakën do i bashkohet Italisë në grumbullim. Mbrojtësi pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë mbrëmjes së sotme, për të mësuar shkallën e dëmtimit.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: