• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus nuk heq dorë nga Rabiot, i ofron shiritin e kapitenit për ta bindur që të qëndrojë

03/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi nuk dëshiron të humbasë Adrien Rabiot, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij muaji dhe po i bën presion mesfushorit 29-vjeçar francez që të rinovojë kontratën.

Këtë të diel, “Gazzetta dello Sport” raporton për atë që është në tryezë: “Zonja e Vjetër” po i ofron francezit kontratë të vlefshme për dy sezone, me opsion një sezon të tretë, që aktivizohet automatikisht bazuar në objektiva të caktuara.

Juve po përpiqet gjithashtu ta joshë Rabiot me ngritjen në hierarkinë më të lartë të skuadrës, pra në pozicionin e kapitenit, duke zëvendësuar Danilon.

Kur bëhet fjalë për pjesën financiare, duket se joshja ka më pak forcë. Juventusi nuk dëshiron ta paguajë me shumë nga 9 milionë euro të pastra (midis të ardhurave fikse dhe bonuseve) në vit, shumë që e fiton aktualisht.

Një problem tjetër në këtë proces mund të jetë vetë nëna e Rabiot, Veronique Rabiot, e njohur si “zonja e hekurt” gjatë kohës së tij në PSG.

Rabiot ishte lojtari më i paguar në skuadër këtë sezon, me 9 milionë, por thuhet se golashënuesi Vlahovic do të fitojë 10.5 milionë euro sezonin e ardhshëm dhe se nëna e Rabiot nuk do të pranojë që dikush tjetër në skuadër të fitojë më shumë se djali i saj.

Next Post

Të përjetshëm, ja si u ngrit perandoria e Real Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.