Reali i Madridit mbyl li të shtunën në mbrëmje në Londër rrethin e një gjenerate unike futbollistësh që në dhjetë vitet e fundit kanë fituar gjashtë herë Ligën e Kampioneve. Obsesioni i Realit të Madridit është fitorja e finaleve dhe që nga “Séptima” (e shtata), pasi i dhanë fund një thatësire 32- vjeçare, ata kanë fituar nëntë radhazi. Nuk ka asnjë rast, jo në futboll, por në botën e sportit, si ai i Realit të Madridit, i cili tashmë ka 15 Champions për një mbretërim që i shpëton çdo logjike.
Që nga ajo Champions në Amsterdam, Madridi ka fituar finalet e të gjitha ngjyrave. Para italianëve, gjermanëve, spanjollëve dhe anglezëve. Në kohën shtesë dhe në penallti. Duke dominuar dhe shënuar goleada, por duke fituar dhe mes vuajtjesh. Por sikurse shkruanin mediat katalanase fill pas triumfit të Realit në Londër “gjithnjë e njëjta histori”: fitore, lavdi pa fund. Edhe trofeu i 15- të i Realit në Ligën e Kampioneve nuk ishte pa vuajtje. Rezistenca deri në mbijetesë përballë Mançester Sitit dhe ajo dy golave nga Hoselu kundër Bajernit në gjysmëfinale do të mbetet në historinë e Madridit. Historia e djalit që dy vite më parë udhëtoi me çantën e shpinës drejt Parisit dhe këtë vit kishte një vend në dhomat e zhveshjes “Wembley”-t, në muret e të cilit vendosën një imazh të Di Stefanos me frazën që e përmbledh më së miri këtë Madrid:
“Asnjë lojtar nuk është aq i mirë sa të gjithë bashkë”. Liga e Kampionëve në “Wembley”, e fituar kundër një skuadre fantastike të mbështetur nga “muri i verdhë”, nuk është një tjetër në historinë e Madridit. Asnjë nuk është, por kjo finale është plot nostalgji dhe momente të paharrueshme. E pesëmbëdhjeta ishte mbrëmja e fundit e Toni Krosit të Realit të Madridit, ishin lotët e Kurtuasë, duke filluar në natën më të rëndësishme pas dy operacioneve në gju. Ishte mbrëmja e Ançelotit duke përqafuar djalin e tij Davide, duke u bërë trajneri më i mirë i Madridit i të gjitha kohërave … I pesëmbëdhjeti është edhe Florentino, i cili ka pothuajse gjysmën (shtatë) dhe tashmë ia kalon legjendës Bernabeu, është Luka Modriç në rrugën e tij drejt 39 viteve, duke vrapuar si Kamavinga, ose Naço, lojtari perfekt i të rinjve, duke ngritur në qiellin e Londrës kupën me veshë të mëdhenj.
15 Champions-et e Realit të Madridit tashmë qëndrojnë së bashku në muzeun e “Bernabeut” të ri, por sado ambicioz të jetë klubi i bardhë, ai tashmë po shikon drejt Mynihut, vendin ku do të luhet finalja e sezonit 2024- 2025 që përkon dhe me formatin e ri të Ligës së Kampioneve. Champions League i ardhshëm ndryshon format, por jo favorit. Do të jetë sërish Madridi, me gjithë historinë e tij dhe një skuadër që do të vazhdojë të dominojë Europën.
KUR KUPA E KAMPIONEVE DUKEJ E MJAFTUESHME- Një brez i tërë tifozësh të Realit të Madridit, fëmijët e atyre që shijuan gjashtë Kupat e para europiane, u rritën me mall për të tyren, në njëjës, sepse njëra dukej e mjaftueshme. Tifozët që u rritën me gëzime specifike, si përmbysjet kundër Derbi Kauntit ose Sëlltikut, të cilët shijuan dy Kupat UEFA në mesin e viteve tetëdhjetë, por që më pas ranë poshtë në realitetin e ashpër: Madridi nuk ishte më skuadra më e mirë në Europë. U deshën 32 vite që Madridi të fitonte sërish, një titull që për shumë ishte i pari dhe që ata do ta kishin pranuar si të fundit, sepse uria e vonuar çoi në një festë fjalë për fjalë apokaliptike. Nëse bota do të kishte përfunduar në mesnatën e 20 majit 1998, shumë tifozë të Realit të Madridit do të kishin shkuar të lumtur në botën tjetër. Por historia kishte përgatitur një skenar tjetër. Ai Reali i uritur i viteve ‘70, ‘80 dhe pothuajse i të gjitha viteve ’90, tani është plot lavdi, klubi i zhytur në një cikël fitues që e ka zbehur atë të kohërave të pionierëve.
Bernabeu, Di Stefano, Gento apo Munjoz s’janë më mite të paarritshme, por shoqërues në një udhëtim që duket se nuk do të përfundojë së shpejti. Fëmijët e atyre tifozëve të Realit të Madridit, tani në të pesëdhjetat e tyre, janë rritur me bollëk, një orgji suksesesh që mund të çojë në konfuzion. Liga e Kampioneve është titulli më i vështirë në futbollin botëror, sepse për ta fituar atë duhet të kapërcesh fuqitë e vjetra (Bajern Muynih, Liverpul, Juventus), fuqi të reja dhe ambicioze (PSG, Çelsi) dhe madje edhe “zuzarët” e manualit të futbollit si Guardiola dhe “qytetarët” e tij të frikshëm. Kishte një kohë, jo shumë kohë më parë, kur një Ligë e Kampionëve dukej e mjaftueshme. Tani Reali numëron 9 radhazi që nga ajo humbje në vitin 1981 kundër Liverpulit në Paris. Vetëm Madridi është në gjendje të bëjë realitet atë që historia tha se ishte thjesht e pamundur.
KËNDI I MODRIÇ- Moda e dy shekujve të fundit të sugjeron se Reali i Madridit di të fitojë Ligën e Kampioneve vetëm sipas mënyrës së tij, duke u abonuar tek epika. Një territor i pakufijtë ku mund të vijë një goditje nga Karembë, një portë e marrë me kamion nga qendra stërvitore, një shpëtim mbi vijën e portës nga Mendi, nga ndonjë shaka nga Lukas Vaskez para gjuajtjes së penalltisë ose nga një … Karius. Në këtë zallamahi ngjarjesh, episodesh, nëse ndalemi në sezonin aktual, kujtojmë se ky u shënjua nga lotaria e penalltive në “Etihad” përballë Sitit, në të cilin gaboi Modriç e shënoi Rydiger, e ku Luninit i duhet bërë një statujë. Por kjo Champions është dhe ajo e minutave të çmendura kundër Bajernit, ajo e dy golave të Hoselut. Për të mbërritur në një vitrinë në “Wembley”, duhet të kaloni momente të tjera që do të mbeten në kujtesën tuaj përpara se të shfaqen disa dekada nga tani në bisedat midis gjyshërve dhe nipërve. Një prej tyre ka ndodhur në minutën e 85-të gjatë vizitës së Bajernit në “Santiago Bernabeu”. Autopsia e momentit është jehonë.
Modriç realizon një këndore nga e djathta. Në zonë madrilenët qëndrojnë në radhë për të hyrë në histori; ata të Bajernit vënë re se dora e dytë po shkon prapa. Topi i kroatit shkon drejt pikës së penalltisë, kthehet nga gjermanët që nisen në një kundërsulm, tre kundër një që mund të mbyllte përballjen por jo. Më pas këto ngjarje rrokullisen në “Bernabeu”, me logjikën e një çmendurie. Modriç shikon panoramën, parashikon një funeral për arratisjen e Mynihut dhe nga këndi, në moshën 38-vjeçare dhe me një sprint si në rininë e hershme, fillon një garë të dëshpëruar drejt fushës së Madridit. Bajerni fluturon, Laimer ia kalon topin Pavloviçit i cili tashmë ndodhet brenda zonës për të dyfishuar
PANORAMASPORT.AL