Sot në orën 20:00 do të shohim testin e parë të Kombëtares shqiptare përpara fillim të Kampionatit Europian, ku do të përballet me kombëtaren modeste të Lihtenshtejnit.
Po përveç Kombëtares tonë, në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe shumë “gjigandë” të tjerë europian. Duke filluar me rivalin direkt të Shqipërisë në Grupin B të Europianit, Kroacia. Kombëtarja kroate do të ketë një provë force kundër Maqedonisë së Veriut. Një takim i rëndësishëm për ballkanikët që të provojnë taktikat përpara startimit të kompeticionit që do të zhvillohet në Gjermani.
Meqë po flisnim për Gjermaninë, edhe ata kanë një takim miqësorë. Gjermanët do të përballen në orën 20:45 kundër Ukrainës, ndeshje që do të tregojë se sa të zotë do të jenë ata për t’u përfaqësuar denjësisht përpara publikut të tyre në Europian.
Gjithashtu paralelisht me Gjermaninë, do të përballet edhe pretendenti kryesorë për të fituar Europianin, Anglia. Ishullorët do të kenë një takim të lehtë kundër Bosnje Hercegovinës.
Megjithatë siparin e takimeve miqësore për ditën e sotme do ta hap Skocia, që do të përballet me Gjibraltarin.
TAKIMET E SOTME
18:00 | Skoci-Gjibraltar
19:00 | Kroaci-Maqedoni e Veriut
20:00 | Shqipëri-Lihtenshtejn
20:45 | Angli-Bosnje Hercegovina
20:45 | Gjermani-Ukrainë
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL