• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez i pangopur: Tani duam Champions-in e 16-të

03/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është i lumtur që pa klubin të vazhdonte “historinë e tyre të dashurisë” me Ligën e Kampioneve pasi gjigantët e La Ligës siguruan kurorën e 15-të rekord me fitoren kundër Borusias së Dortmundit në finalen e Champions-it.

perez

Pavarësisht se ishte skuadra e dytë më e mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes në “Uembli” të shtunën mbrëma, Reali përfundimisht gjeti një rrugëdalje pasi Dani Karvahal dhe Vinicius Zhunior shënuan në 16 minutat e fundit për të vulosur një fitore 2-0. Reali tani ka fituar tetë Kupa Evropiane më shumë se skuadra e dytë në listë, Milani me shtatë. Dhe presidenti i vjetër i “galaktikëve” beson se ka një lidhje të veçantë mes klubit dhe këtij kompeticioni:

“Kjo është një histori dashurie mes Realit të Madridit dhe Kupës Europiane”, tha ai për “Movistar”. “Disa largohen e të tjerë vijnë, por ky kompeticion është shumë i yni. Të gjithë punojnë shumë dhe ne jemi shumë të lumtur. Është një natë madhështore, sepse ky kompeticion është ai që na pëlqen më shumë. Kjo na bëri të rëndësishëm në shkallë globale. Sa herë që e fitojmë, ka kënaqësi mes lojtarëve, presidentit dhe të gjithë tifozëve në mbarë botën”. Trajneri Karlo Ançeloti gjithashtu ka një rekord fantastik në Ligën e Kampioneve, me pesë fitoret e tij të pakrahasueshme me kolegët e tij. “Ai më tha: ‘E bëmë sërish’”, shtoi Perez. “Ai ka fituar tri Kupa Europiane me ne dhe dy të tjera në klube të tjera. Është gjithashtu konkurrenca e tij.

Tani duam të 16-ën”. Perez konfirmoi se klubi ishte përpjekur që të bindte Toni Krosin për të nënshkruar një marrëveshje të re, por që mesfushori gjerman ende synon të tërhiqet pas Europianit në shtëpi këtë verë. “Ne i ofruam atij një rinovim, por është e qartë në mendjen e tij se ai dëshiron të tërhiqet në majën e lojës së tij”, tha ai. “Ju e dini se si janë gjermanët, është shumë e vështirë t’i bësh ata të ndryshojnë mendje! Ai ka bërë atë që donte të bënte, ai po largohet si një lojtar legjendar dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë si një nga mesfushorët më të mëdhenj në botë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lihtenshtajni, testi i parë i Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.