Kristian Pulisiç është kthyer! Pesëdhjetë ndeshje, dyshifror golash (15) dhe asistesh (11) dhe përfshirje në renditjen e lojtarëve më të mirë të sezonit në Lega Serie A dhe në faqen e statistikave “OPTA”.
Amerikani i fitoi të gjithëve zemra në sezonin e tij të parë në Itali me Milanin pasi pati mbërritur me disa dyshime për aftësinë fizike dhe performancën e tij pas viteve të vështira me Çelsin, u tregua një nga talentet më të mirë në kampionatit italian. Konfirmimi i të gjithë këtyre aspekteve ka ardhur nga vetë “Captain America” që nga vendlindja e tij: “Ishte bukur që të ndjehesha sërish si vetvetja, duke u treguar njerëzve se ende mund të bëj mirë. Sezoni i parë shkoi mirë, por nuk jam plotësisht i kënaqur pasi e di se mund të jap edhe më shumë”.
ÇËSHTJE VAZHDIMËSIE – Trofe për kuqezinjtë nuk pati, por më shumë se vendi i dytë në ligë ose çerekfinalet e Ligës së Europës, Pulisiç mund të thotë se është i kënaqur me potencialin e skuadrës e cila sipas amerikanit është një nga më të mirat Në Serinë A. Sipas numrit 11 kuqezi, me pak vazhdimësi më shumë në nivel fizik, Milani mund të thotë fjalën e tij në sezonin që duhet të nisë në javën etretë të gushti.
“Para këtij të fundit kanë qenë dy sezone të vështira për mua, konfirmoi Pulisiç për emisionin “Golazo” në valët e”CBS”. “Milani më në fund më dhanjë mundësi dhe ndjeva besiminqë në ditën e parë. Mezi prisja tëfilloja të luaja në një klub kaqhistorik”, tregoi anësori ofensiv i “Djallit”.
SYNIMI – Në sezonin e ardhshëm, teksa pret të kuptojë se kushdo të jetë trajneri i ri i kuqezinjve që do të zërë vendin e Stefano Piolit, i cili ishte admiruesikryesor i amerikanit te kuqezinjtë, Pulisiç do të duhet të konfirmojë veten.
“Duhet absolutisht të synojmë titullin. Milaniështë një klub shumë i madhedhe mendoj se ky është objektivi kryesor. Nga pikëpamja personale ishte një sezon i mirë dhei bukur, por nuk është gjëja mëe rëndësishme edhe sepse nukjam kurrë plotësisht i kënaqur.Shpresojmë që sezonin e ardhshëm të jemi më të qëndrueshëmsepse kemi lojtarë shumë tëfortë”, tha Pulisiç i cili po shijonpushimet në Amerikë.
PANORAMASPORT.AL