• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Protagonist në Champions League, Vinicius Junior shpallet “lojtari më i mirë i sezonit”

03/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jo më kot konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë të botës. “Ylli” brazilian, Vinicius Junior e tregoi edhe një herë në finalen e madhe të “Wembley”, se është një prej lojtarëve më të mirë të “Galaktikëve” të Real Madrid, teksa ishte protagonisti absolut në golin e dytë të skuadrës së tij, gol që siguroi përfundimisht edhe titullin e 15-të, të UFEA Champions League.

E tillë performancë i siguroi brazilianit një tjetër trofe, atë të “Lojtarit të Sezonit”, trofe të cilin e fiton për herë të parë në karrierën e tij, pavarësisht se prej tre sezonesh është pjesë e pandarë e formacionit më të mirë të këtij kompeticioni.

Me 6 gola dhe 5 asistime për shokët e tij të skuadrës, në 10 ndeshjet e zhvilluara, Vinicius pason kështu spanjollin Rodri, i cili siguroi çmimin individual pasi shënoi në finalen e vitit të shkuar. Ndërkaq, Jude Bellingham siguroi çmimi si lojtari më i mirë i ri i turneut dhe pason kështu
“fantazistin”, Khvicha Kvaratskhelia të Napoli. /i.m /abcnews.al

Postimi i UEFA: 

The 2023/24 Player of the Season 💫#UCL pic.twitter.com/JImV2RLKBg

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 3, 2024

Next Post

VIDEO/ Gjithçka gati për miqësoren ndaj Lihtenshtejn, shikoni fanellat me të cilat do të luajë Kombëtarja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.