Sunday, 26. April 2026
Sport

ZYRTARE/ Tashmë nuk ka dyshime, Kilië Mbape firmos për 5 vite me Real Madridin

GS 03/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kilië Mbape është zyrtarisht futbollist i Real Madridit. hgfjLajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Palët kanë rënë dakort për marrëveshjen dhe francezi do të jetë pjesë e klubit të bardhë për 5 vite deri në vitin 2029.

Mbape dhe Real Madrid filluan përgatitjen e këtij nënshkrimi pothuajse dy vjet më parë, menjëherë pasi francezi la bardhezinjtë në altar. Francezi u nënshtrua në maj 2022 ndaj të gjitha presioneve nga Parisi, Franca dhe Katari dhe përfundoi duke u rinovuar kur Madridi ishte tashmë gati për të festuar. Pavarësisht zhgënjimit që ndodhi në Madrid, menjëherë pati pajtim dhe u hodhën themelet për të bërë nënshkrimin këtë verë.

Perez e kërkoi me ngulm lojtarin dhe Mbape bëri punën e tij për të siguruar lirinë më 30 qershor 2024, një vit më herët se çfarë kishin rënë dakord më parë sulmuesi dhe PSG.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: