Monday, 27. April 2026
Sport

VIDEO/ Miqësoret para Europianit, Anglia shpërthen në pjesën e dytë

GS 03/06/2024 1 Min. Lesezeit

Anglia i filloi përgatitjet në prag të Europianit, me triumf 3-0 ndaj Bosnjës në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “St.James Park” të Njukastëllit. 

Anglia

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, “3 Luanët” shënuan plot 3 gola, duke kënaqur tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.  

Sulmuesi i Çelsit, Palmer, ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Aleksandër Arnold dhe Herri Kejn, shënuan dy golat e tjerë në minutat 85 dhe 89 për të “vulosur” shifrat në 3-0. 

Vlen të theksohet fakti se në Europian, Anglia bën pjesë në Grupin C së bashku me Slloveninë, Danimarkën dhe Serbinë. Ndeshjen e parë “3 Luanët” do e luajnë më 16 qershor ndaj Serbisë në orën 21:00.  

GOLI I PARË

GOLI I DYTË

GOLI I TRETË 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: