Shqipëria ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtajnit.
Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat solid prej 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi Broja në minutën e 32’të të takimit gol i cili i dha epilogun pjesës së parë.
Jasir Asani realizoi një ‘perlë’ me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë me të nisur pjesa e dytë në minutën e 47’të të takimit.
Golin vendimtar e shënoi, Ernest Muçi pas një aksioni të bukur të Shqipërisë.
Shqipëria ka edhe një ndeshje miqësore pas katër ditësh ndaj Azerbejxhanit para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
/GazetaBlic Sport/