• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prezantimi i Mbappes tek Reali pritet t’i thyejë të gjitha rekordet

04/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë natës së mbrëmshme, Kylian Mbappe u zyrtarizuar si futbollist i Real Madridit.

Ai pritet të prezantohet para tifozëve të Reali në Santiago Bernabeu në korrik, me stadiumin që do të mbushet plotësisht.

Kapaciteti i atij aktualisht është rreth 81,000 vende. Rekordi për performancën më të ndjekur nga një futbollist u vendos në vitin 2009 kur 75,000 mirëpritën Cristiano Ronaldon në Madrid.

Në vendin e dytë në këtë renditje është Diego Maradona. Argjentinasi i madh u transferua në Napoli në vitin 1984, dhe 65,000 tifozë panë momentet e para të Maradonës me ekipin e klubit.

Në pozitën e tretë renditet prezantimi i Zlatan Ibrahimovicit te Barcelona me 60,000.

Ai priste që ky rekord të binte me transferimin e Robert Lewandowski nga Bayern Munich, por 59,026 ishin në Camp Nou për të mirëpritur polakin. Neymar u prit nga 57,000.

Vera e vitit 2009 ishte e veçantë për tifozët e Real Madridit, pasi përveç Cristianos, në Santiago Bernabeu zbarkoi Kaka, i cili në atë kohë ishte ende një nga futbollistët më të mirë në botë.

Edhe pse braziliani nuk e shfaqi formën e tij të Milanit në Spanjë, ai u prezantua para 55 mijë personave.

Mbetet të shihet nëse Mbappe do t’i thyejë të gjitha rekordet.

Next Post

Neymar: Unë jam duke e mbështetur Vinicusin për të fituar Topin e Artë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.