Monday, 27. April 2026
Sport

Havertz: Kalimi nga Chelsea te Arsenal ia vlejti

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kai Havertz ka pasur një sezon të parë të fortë në Arsenal pas lëvizjes së tij nga Chelsea verën e kaluar. Ai kaloi te “topçinjtë” me një transfertë prej 75 milionë eurosh.

Në sezonin e tij të parë për Topçinjtë, gjermani luajti 51 ndeshje për klubin, duke shënuar 14 gola dhe duke shtuar 7 asistime.

“Lëvizja nga Chelsea në Arsenal ia vlente. Tifozët e Chelseat ishin të zemëruar që unë u largova, tifozët e Arsenalit nuk ishin aq entuziastë sepse fillimi nuk ishte aq i mirë,” tha Havertz.

“Ka forcë kur trajneri, shokët e skuadrës dhe njerëzit nga mjedisi juaj i afërt qëndrojnë pranë jush dhe ju mbështesin”, shtoi ai për Welt am Sonntag.

/GazetaBlic Sport

Teilen: