Monday, 27. April 2026
Sport

Munishi – kryetrajner i ri i KF Dukagjinit

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Ismet Munishi është emëruar kryetrajner i ri i klubit të futbollit Dukagjini.

Pas largimit të Armend Dallkut, Dukagjini nuk ka vonuar shumë duke emëruar pasardhësin e tij.
 
“Munishi – trajner i ri i KF Dukagjinit.

Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë.

Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës.

Na prift e mbara, Ismet Munishi”, njofton KF Dukagjini.

Teilen: