Monday, 27. April 2026
Sport

“Bomberi” i Ligës së Parë, Drin Ymeri shumë afër transferimit tek Gjilani

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Drin Ymeri ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek skuadra e Vjosës në Ligën e Parë.

Ymeri realizoi 21 gola dhe 5 asistime në këtë sezon, teksa edicionin e ardhshëm do jetë pjesë e Superligës.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Ymeri është shumë që të nënshkruajë me klubin e madh kosovar, SC Gjilani.

Ymeri i cili do përforcojë sulmin e “Skifterave” pritet të nënshkruajë kontratë 3 vjeçare me ekipin e Gjilanit.

Për lojtarin kanë shprehur interesim edhe disa skuadra tjera, megjithatë gjasat janë të mëdha që ai të vazhdojë karrierën në ekipin e Nuhiut.

/GazetaBlic Sport

Teilen: