• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy titullarë e nisin nga stoli, ja plani për Taremin dhe Zielinskin

04/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekziston një numër që nuk e tremb Interin: Zero. Sepse merkatoja pa buxhet, që dinë të shpikin drejtuesit zikaltër është një mjeshtëri më vete. Dhe pikërisht me zero do të vijnë në sezonin e ri dy lojtarë të rëndësishëm: Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski.

adsdasdsasadasdasd

Të dy lojtarët kanë folur me trajnerin Simone Inzagi pasi kanë kryer vizitat mjekësore dhe kanë firmosur kontratat e tyre në fshehtësi. Edhe stafi teknik i ka studiuar në distancë për të kuptuar se si t’i zbatojë sa më mirë.

SULMUESI- Nuk ka kohë për të humbur. Interi kërkon që të ruajë një avantazh në lidhje me të tjerat sa i përket programimit të së ardhmes. Avantazh që shihet në planin teknik të një skuadre që teorikisht është gati për grumbullimin. Inzagi e ka Interin të kryer. Me Taremin dhe Zielinskin ka në dispozicion kualitet dhe gola, që as me dyshen Klasen-Sensi dhe Arnautoviç-Sançez nuk i kishte.

Për Taremin Interi lëvizi një vit më përpara. Iraniani ka vlerësimin maksimal të Inzagit. Mjafton të tregojmë faktin që përpara se sa të transferonte Arnautoviçin bënë gjithçka për Taremin. Por kërkesat e Portos ishin shumë të larta. Por ja ku është, një vit më vonë. Interi ka në ekip një tjetër titullar të shtuar që mund të zëvendësojë siç duhet dyshen Turam-Lautaro, shumë herë më mirë sesa bënë Sançez dhe Arnautoviç në sezonin që lamë pas. Taremi po pret me padurim momentin.

Ka qenë në Milano, njeh qytetin dhe do të rikthehet këtë muaj për të gjetur shtëpinë. Pastaj do të vijë sigurisht për grumbullimin dhe trajneri do ta ketë ndër të parët. Taremi ka mësuar gjuhën, ndërsa Inzagi po sheh si ta integrojë në skemat e tij. Sulmuesi mund të luajë si me Turamin ashtu edhe me Lautaron.

ZIELINSKI- Nuk duhet harrojmë një tjetër goditje të madhe që ka bërë Interi, Piotr Zielinski. Për atë u fut edhe në konflikt me presidentin De Laurentis. Këtu nuk ka asnjë plan studimi. Polakun e njohin të gjithë. Edhe ai ka folur me Inzagin dhe është mesfushori perfekt për lojën që ka në mendje trajneri. Teknik, luan përpara si numër 8-sh. Një Mkitarian, por me kartë identiteti të re.

Armeni ka qenë nga lojtarët më pak të zëvendësuar sepse në fakt ata që ishin në stol nuk e garantonin aspak Inzagin. Fratezi pati vështirësi për të gjetur hapësira, por me Zielinskin nuk do të ndodhë. Sepse ai i njeh në mënyrë perfekte mekanizmat e lojës, për lojtarin që është. Duhet vetëm pak durim. Sepse polaku ka një Europian për të luajtur dhe do të vijë në formë. Sigurisht pak durim duhet…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Atletico Madrid gati të transferojë kampionin e botës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.