Skuadra e Dukagjinit para pak momentesh ka njoftuar se trajneri i tyre i ri do jetë Ismet Munishi.
GazetaBlic Sport sot në orët e mëngjesit raportoi për një kalim të tillë, teksa Dukagjini para pak çasteve e zyrtarizoi trajnerin.
Më poshtë keni njoftimin zyrtar të klubit nga Klina:
“Ismet Munishi – Trajner i KF Dukagjinit.
Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës.
Na prift e mbara, Ismet Munishi”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport