• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape jep konferencën e parë si madrilen: PSG ma tha në mënyrë të dhunshme që nuk do luaja, nuk do kaloj më një sezon si ky

04/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kilian Mbape është shfaqur sot para mediave në grumbullimin e Francës, ku ka nisur përgatitjet për EURO 2024. Kuptohet që për mediat interesi ka qenë kryesisht te firma e tij me Real Madrid dhe sulmuesi francez u ka shuar atyre kureshtjen para se të fliste më pas për përfaqësuesen.

mbape

Ai zbuloi prapaskenat se si ishte paralajmëruar që nuk do të luante rregullisht me PSG-në, ndërsa pranoi se nuk kishte qenë në nivelin e tij më të mirë në edicionin e fundit.

“Tani është zyrtare. Unë do të jem lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme. Është një kënaqësi e madhe. Një ëndërr e realizuar. Jam i çliruar. Po shkoj në një klub ku kam ëndërruar gjithmonë të jem.

Jam shumë i emocionuar që mbërrij në atë klub. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë dërguar mesazhe. Nuk kam mundur t’i shoh të gjithë, ju falënderoj për mesazhet. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit te Real Madridi që kanë punuar, dhe veçanërisht Florentinon, i cili më dha besim që në momentin e parë.

Mund ta shihni në fytyrën time që jam shumë i lumtur. Kam luajtur më pak në fund të sezonit, të gjithë e dini pse, por do të përgatitem me grupin për të rifituar formën time dhe për të sjellë trofeun në shtëpi.

PSG më tha me dhunë në fytyrë se nuk do të luaja këtë sezon. Luis Kampos dhe Luis Enrike më shpëtuan. Ata më thanë se nuk do të luaja shumë, kështu që unë isha i paralajmëruar. E kuptoj kritikën. Unë kam qenë larg nivelit tim dhe e di që kam qenë më keq. Jam përpjekur të jem aty për ekipin tim, por në vitin e ardhshëm nuk pres një sezon si ky

Jo i lumtur te PSG? Kjo do të ishte e padrejtë të thuhet. Po, kishte gjëra që më bënin të pakënaqur, por nuk isha i tillë. Unë marr me vete nga atje shumë gjëra pozitive”, u shpreh ndër të tjera Mbape në konferencën për mediat.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Selektorri i Kosovës flet para përballjes me Norvegjinë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.