• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mançester Junajtid merr dritën jeshile, do të luajë në Ligën e Europës

04/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA raportohet se do të lejojë Mançester Junajtid që të luajë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, pavarësisht kufizimeve të organit qeverisës evropian për pronësinë e shumë klubeve.

asdsaddsadsadasasddsaads

Junajtid dhe Nisa, të cilat janë të dyja në pronësi të kompanisë së Sër Xhim Retklif, “Ineos”, janë kualifikuar në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm. Siç raportoi “Mail Sport” gjatë muajit mars, një ndryshim i ligjeve të integritetit të UEFA-s, bëri të mundur se në rast se dy klube nga i njëjti grup pronësie kualifikohen në të njëjtin kompeticion gjatë një sezoni, vetëm njëri do të lejohej të luante.

Kjo normalisht do t’i mundësohej skuadrës së renditur më lart në kampionatin e tyre përkatës, me Nisën që u rendit në vendin e 5-të dhe Mançester Junajtid në vendin e 8-të. Megjithatë, Junajtid fitoi Kupën FA, një trofe ku fituesit hyjnë automatikisht në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, përveçse nëse kualifikohen për Ligën e Kampioneve. “The Times” raporton se Mançesterit i është dhënë leja nga UEFA për të konkurruar në të njëjtin kompeticion si Nisa sezonin e ardhshëm, me kushte të caktuara, megjithëse kjo mund të ndodhë një herë.

Nisa është këshilluar që klubi të operohet nga një “trust i verbër” prej një paneli të miratuar nga UEFA, i njëjti model që u përdor këtë sezon në marrëveshjen që përfshiu Milanin, Tuluzën dhe investitorin amerikan “Red Bird Capital”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbappe zbulon: PSG më tha se nuk do të luaja më kurrë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.