Monday, 27. April 2026
Sport

Mbappe: Ua di për nder Enriques dhe drejtorit sportiv, ata më shpëtuan

GS 04/06/2024 2 Min. Lesezeit

Kylian Mbappé ka reaguar këtë të martë, për herë të parë, për transferimin e tij në Real Madrid, duke thënë se ndihet i “arritur”.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme”, filloi duke thënë sulmuesi 23-vjeçar, në konferencën për shtyp për takimin e Francës me Luksemburgun. “Është shumë emocionuese. Jam shumë i lumtur, i lehtësuar dhe jashtëzakonisht krenar”, ka shtuar ai, para se të thotë se ky është klubi ku gjithmonë ka ëndërruar të jetë.

“Jam shumë i emocionuar për idenë për të shkuar te ky ekip i madh, më i miri në botë. Jam shumë i nderuar nga perspektiva dhe dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më dërguan mesazhe dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion”, theksoi ai.

Para fillimit të sezonit 2023/24, Mbappé ka njoftuar se nuk do të rinovojë me PSG-në dhe sipas tij, skuadra pariziene i ka thënë lojtarit se nuk do të luajë më gjatë sezonit. Megjithatë, francezi zbuloi se trajneri Luis Enrique dhe drejtori sportiv Luís Campos e “shpëtuan”.

“Ata më thanë drejtpërdrejt, në fillim të sezonit, se nuk do të luaja më. Pa ata nuk do të kisha dalë më në fushë. Kjo është e vërteta dhe prandaj i kam qenë gjithmonë kaq mirënjohës trajnerit dhe drejtorit sportiv”, theksoi ai.

Teilen: