Spanja, nën drejtimin e Luis de La Fuentes deri në Botërorin 2026!
Njoftimi ishte bërë tashmë në shkurt, por vetëm këtë të martë u nënshkrua kontrata. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) kishte njoftuar se do të aktivizonte klauzolën e rinovimit me trajnerin Luis de la Fuente dhe stafin e tij teknik, i cili do të udhëheqë “La Rojan” deri në Kupën e Botës 2026.
Luis de la Fuente pasoi Luis Enriquen në rolin e trajnerit në dhjetor 2022, pasi kishte trajnuar disa ekipe të moshave të Spanjës
Aktualisht, ai e ka drejtuar ekipin e parë të Spanjës në 13 ndeshje, duke arritur nëntë fitore, dy barazime dhe po aq humbje. Si arritja më e madhe në ekipin kryesor është finalja e Ligës së Kombeve të vitit 2023, të cilën e humbën ndaj Holandës.