Thursday, 2. April 2026
Sport

Probleme me gjurin, një titullar i rëndësishëm tremb Spaletin

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Një tjetër lajm i keq për Italinë në prag të Kampionatit Evropian. Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes miqësore kundër Turqisë, Lorenco Pelegrini u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi fizik. 

bandicam 2024-06-04 22-53-52-970

Pas një përplasjeje me një kundërshtar, kapiteni i Romës ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë dhe pavarësisht se tentoi të qëndronte në fushë, trajneri i të kaltërve, Spaleti, preferoi të mos rrezikonte dhe e zëvendësoi me Fratezin. 

Pamjet treguan mesfushorin e Romës duke vendosur akull në gjurin e djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në orët në vijim. Kujtojmë se pak ditë më parë, të pafat për shkak të dëmtimeve ishin edhe dy mbrojtësit Skalvini dhe Açerbi.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: