Lorik Boshnjaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës të inkuadruar në Superligë, FC Suhareka.
Ka qenë faqja zyrtare e Suharekës që ka konfirmuar se Boshnjaku ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin.
Boshnjaku është prezantuar nga presidenti i klubit Rrustem Aliaj, derisa aty ishin edhe drejtuesit tjerë të këtij klubi si Shaqir Rrahmanj, Jetmir Bytyqi e Bajram Sheri.