• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni motivon Portugalinë nga pushimet, Ronaldo: Gati për në Gjermani

05/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në pritje të rikthimit të Ronaldos në grup, Portugalia kalon testin e parë miqësor përpara nisjes për në Gjermani. Luzitanët mundin 4-2 Finlandën, me Bruno Fernandeshin që me një dopietë në pjesën e dytë shtyn tentativën e nordikëve për të rikuperuar ndeshjen, pas dopietës së Pukit, edhe pse Portugalia u duk se i pat vënë gjërat në vijë pas golave të Diash e Zhota në pjesën e parë.ronaldoFLET RONALDO – Nga pushimet, Kristiano Ronaldo, garanton se do të jetë më shumë se gati për Europianin. Pas 50 golave sezonalë dhe rekordit prej 35 golash vetëm në kampionatin arab, kapiteni i Portugalisë kërkon që të përsërisë veten edhe në “Gjermani 2024”.

“Më duheshin disa ditë pushime përpara Europianit, duke parë sezonin e gjatë dhe intensiv që pata, ndonëse mendoja dhe shpresoja që ta kishim mbyllur të paktën me fitoren e kupës. Ndërsa në aspektin personal mund të them se jam më shumë sesa i kënaqur, pasi kam bërë një ndër sezonet më pozitive të karrierës, ku përveç se kam shënuar shumë kam dhënë edhe 13 asiste. Kjo do të thotë se edhe moshën time e kam kuruar dhe ruajtur siç duhet formën dhe do të jem edhe më shumë se gati për Europianin. Cili është objektivi? Ai që ka qenë çdo vit në karrierën time, të jap më të mirën, të fitoj trofe me klubin tim edhe në vazhdim, të tentojmë Europianin dhe pse jo t’i shtoj vetes ndonjë tjetër çmim individual. Edhe këtu me pushime mos mendoni se nuk kam punuar, përkundrazi të ruajturit e formës në këto ditë është ajo që ka më shumë rëndësi. Fundja, motivimi i jetës sime ka qenë vetëm një, të luaj futboll, të stërvitem dhe të zgjas sa më shumë që të jetë e mundur karrierën. Dhe pa dyshim që mezi po pres të takoj shokët dhe trajnerin në kombëtare, për të tentuar fatin në Gjermani”, tha CR7.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Boshnjaku, transferimi i parë te FC Suhareka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.