• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Revolucioni tek Tirana, klubi vendos për emrin e trajnerit të ri

05/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana ka nisur një revolucion që pas përfundimit të sezonit teksa ka larguar trajnerin dhe pjesën më të madhe të titullarëve.

SuperSport ka mësuar se trajneri i ri i Tiranës do të jetë Bledi Shkëmbi. Burime të sigurta bëjnë me dije se trajneri korçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e bardhebluve, për një kontratë 2-vjeçare, me detaje shumë të mira financiare.

Shkëmbi mori pak kohë më parë drejtimin e skuadrës së 17-vjeçarëve të Shqipërisë, por oferta e Tiranës duket se e ka bindur për të lënë të rinjtë kuqezi, që përgatiteshin për kampionatin europian që do të luhet në Shqipëri vitin e ardhshëm dhe 17-vjeçarët e Shqipërisë do luanin në fazën finale.

Në të shkuarën, 44-vjeçari ka drejtuar Lirinë, Teutën, Ballkanin dhe Dinamon. Po ashtu krahas Shqipërisë U17 ka drejtuar dhe ekipin e 19-vjeçarëve.

26-herë kampionët siguruan pjesëmarrjen në Europë, ndonëse u renditën të pestët, pasi Skënderbeu është i dënuar nga UEFA dhe Egnatia e renditur më sipër fitoi dhe Kupën e Shqipërisë. Shkëmbi pason Fagun në pankinën e Tiranës, ndërsa do të nisë së bashku me drejtorin sportiv e sapoemëruar Agim Ibraimi punën për ndërtimin e skuadrës për Kupat e Europës dhe sezonin e ri.

Next Post

De Bryjne tremb Sitin: Arabia ka shumë para, në 2 vjet atje mund të fitoj sa 15 së bashku këtu…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.