Antonio Konte është zyrtarisht trajner i Napolit.Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi napolitan. Konte ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare deri më 30 qershor 2027.
“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Konte. Antonio është një top trajner, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e skudetos vitin e kaluar pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian, sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, deklaroi presidenti Aurelio De Laurentis pas firmës.
“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë, do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, tha Antonio Konte.
Un nuovo capitolo della nostra Storia inizia oggi.
Benvenuto Mister Conte! 💙Leggi la news 👉 https://t.co/e0FNt4l6Aw
#ConTe #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/gBTBhyZTwd— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 5, 2024
PANORAMASPORT.AL