Friday, 20. March 2026
Sport

“Nuk ka klas”, klubi i PSG reagon pas akuzave të Mbappe

GS 05/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe, shfrytëzoi një konferencë shtypi me Francën për të folur për herë të parë si një lojtar i Real Madrid.

Ylli i “Gjelave”, theksoi gëzimin e jashtëzakonshëm për kontratën me madrilenët ndërsa akuzoi ish-klubin e tij, Paris Saint-Germain se kishte në plan ta linte jashtë fushës në momentin që vendosi të largohej nga Franca. Mbappe, theksoi se ata që e shpëtuan ishin drejtori Luis Campos si dhe trajneri Luis Enrique.

Një deklaratë në fakt e rëndë nga sulmuesi, teksa së fundmi ka reaguar edhe klubi francez. Në reagimin e PSG, theksohet se Mbappe është treguar pa klas në komentet e tij ndërsa shtuan se jo gjithçka që flet lojtari është e vërtetë.

“Mbappe tregoi se nuk ka klas. Nasser Al Khelaifi nuk ka ndikuar asnjëherë në asnjë vendim të skuadrës. këtë e ka thënë edhe Luis Enrique, por pavarësisht të gjithave nëse Mbappe thotë diçka mediat e publikojnë dhe pastaj të gjithë e besojnë”, mbyllej deklarata e PSG.

Teilen: