• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Veterani gjerman, Tomas Myler: Turp që nuk shënuam kundër Ukrainës

05/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Gjer manisë nuk shkoi më shumë sesa barazimi pa gola kundër Ukrainës. Në takimin e luajtur në Nuremberg, të besuarit e Julian Ngelsman nuk gjetën koordinatat e duhura për të thyer prapavijën e ngjeshur të miqve.

myler

Tomas Myler ende ka rezerva pas këtij dueli, ndonëse vlejti vetëm në kuadrin e përgatitjes përpara Kampionatit Europian, i cili do mbahet në tokën gjermane. “Pancerat” kanë shansin e artë për të ndryshuar “pllakën” në këtë kompeticion, aq me tepër përpara tifozërisë së tyre, pas dështimeve të njëpasnjëshme, aty ku suksesi i fundit madhor daton me Kupëm e Botës “Brazil 2014”, pra dhjetë vite “thatësirë”.

REAGIMI I MYLERIT – “Edhe pse mund të duket e rëndë, e pohoj se është turp që s’shënuam të paktën një gol, krahas rasteve që na u paraqitën në sfidën me Ukrainën. E kuptueshme se kjo ndeshje nuk ka vlerë në aspektin e pikëve, por vlen në qasjet taktike. Mbizotërimi i frymës pozitive duhet të jetë dominuese. Europiani është pak ditë larg dhe shpërdorimi i mundësive të tilla do të sjellë pasoja. Më pëlqeu reagimi i disa lojtarëve në fushë. Mund të përmend Undav dhe Baier. Talenti i Hofenhaimit zhvilloi debutim të klasit më të lartë. I mungoi vetëm goli për të përmbyllur një ndeshje perfekte. Nuhatja e tij para porte do të jetë kërcënim serioz për rivalët tanë.

Këtë nuk e them për t’ia bërë qejfin, por mendoj vërtet se i ka të gjitha cilësitë. Më vjen mirë që në gjirin tonë po shtohet kualiteti dhe po rritet konkurrenca. Kërkoj me shumë përqendrim nga faza ofensive në miqësoren kundër Greqisë. Më vjen mirë që tifozët kanë filluar të besojnë se mund të shkojmë lart, pse jo të rivalizojmë me më të mirët”, përfundoi “plakushi” Tomas Myler. Dueli i radhës për Pancerat” është me datën 7 qershor, kundër fqinjëve të Shqipërisë, Greqia.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Asnjë mungesë para testit me Azerbajxhanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.