• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi anglez paralajmëron kundërshtarët në prag të EURO 2024, Herri Kejn: Nuk më duhet shumë kohë për të kapur formën

05/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn i shtoi një tjetër gol koleksionit të tij me kombëtaren, duke mbërritur në shifrën e 63 golave në miqësoren e fundit kundër Bosnjë Hercegovinës dhe u konfirmuar si bomberi që pritet të udhëheqë “tre luanët” në Europianin e Gjermanisë.

kejn

Pas problemeve të tij fizike të javëve të fundit të sezonit me Bajernin e Mynihut, ai ka rigjetur formën e tij dhe ndaj Islandës, në testin e fundit përpara “Euro 2024” të premten, pritet që të jetë titullar. Sulmuesi, i cili vlerësoi edhe Kol Palmerin për startin e tij të parë me fanellën e kombëtares, por edhe golin me penallti që i hapi rrugën fitores së ishullorëve ndaj ballkanasve, vlerësoi me superlativa talentin e Çelsit: “Që ai të bëjë atë që ka bërë në sezonin e tij të parë në klub (pas transferimit nga Mançester Siti te Çelsi), është merita e tij. Jam i kënaqur për golin e tij. Do të duhen të gjithë lojtarët e skuadrës që të shënojnë gola gjatë gjithë këtij turneu”.

FORMA – Ndërsa për gjendjen e tij fizike, ish-sulmuesi i Totenhemit, shtoi se nuk i duhet shumë kohë për ta rigjetur atë: “Po ndihem mirë. Shumë nga ajo që ndodhi në fund të sezonit, duke mos u aktivizuar ishte për të mos rrezikuar. Ishte një shans i mirë për të marrë një pushim në fund të sezonit. Ndihem mirë. Jam i sigurt që do të luaj disa minuta të premten. Gjithmonë ka funksionuar në favorin tim. Rëndësi ka që të marr disa minuta në këmbë. Unë nuk jam dikush që më duhet shumë kohë për të kapur formën”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barela mjaftohet me 500 mijë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.