• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhegrova mbetet pa trajner

05/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhegrova ka mbetur pa trajner te Lille.

Gjatë ditës së sotme është njoftuar edhe zyrtarisht nga Lille se trajneri Paulo Fonseca do të largohet nga klubi.

Sipas raportimeve nga Italia, Fonseca tashmë do të marrë rrugën për në “Qytetin e Modës”, aty ku do të nënshkruajë me AC Milan.

Ky i fundit ka ndërprerë bashkëpunimin me Stefano Piolin, dhe kësisoji do të zëvendësohet nga trajneri portugez.

Liga e Italisë nuk është e panjohur për Fonsecan, i cili më parë kishte qenë në krye të Romës për dy vite.

Ndërkohë, Fonseca në krye të Lille ishte po ashtu për dy vite, ku këtë sezon arriti të zhvillojë futboll të bukur, por në fund arriti vetëm vendin e katërt në tabelë, derisa mbeti pa asnjë trofe.

Më herët gjatë karrierës së tij, Fonseca ishte në krye të Bragës, Portos e Shakhtar Donetskut.

Edon Zhegrova, në anën tjetër, e gjeti formën më të mirë të tij nën drejtimin e Fonsecas, sidomos këtë sezon duke arritur të shënojë 12 gola e duke kontribuar me 10 asistime në të gjitha garat.

Next Post

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Nojer: Ndjenjë e mrekullueshme, por barazimi…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.