Manuel Nojer u rikthye në kombëtaren gjermane, pas një pauze relativisht të gjatë. Data 1 dhjetor e vitit 2022 rezultonte takimi i fundit që kapiteni i Bajernit kishte djersitur fanellën e përfaqësues, e vlefshme për Botërorin “Katar 2022” kundër Kosta Rikës.
Me Ukrainën ishte rasti i parë që Nojer ishte në urdhrat e trajnerit Julian Nagelsman. Pas ndeshjes, gardiani 38-vjeçar u pa mjaft i emocionuar: “E konsideroj ndjesi të mrekullueshme të jem sërish pjesë e kombëtares gjermane. Duket sikur ka rilindur, pas kësaj distance kohore prej shumë muajsh. Fatkeqësisht prisja të merrnim fitoren kundër Ukrainës. Ne bëmë gjithçka në fushën e blertë, përveç golit. Mbrojtja jonë ma bëri më të lehtë detyrën.
Duket sikur kemi gjetur sigurinë në prapavijë”, përfundoi Nojer. Nagelsman e ka bërë të qartë në media se numri “1” i bavarezëve do jetë titullar në kombëtare, pavarësisht konkurrencës së ashpër me Mark-Andre ter Shtegen.
PANORAMASPORT.AL