Përfaqësuesja e Francës ka luajtur sot ndeshjen e saj të parë përgatitore para pjesëmarrjes në Euro 2024 dhe ashtu siç pritej, nuk e kishte të vështirë përballë Luksemburgut që kishte zgjedhur si kundërshtar.
Protagonist ishte Kilian Mbape, i cili ndonëse ishte ndër të fundit që iu bashkua grupit të Francës nën urdhrat e Deshamp, ka treguar se është në formë të mirë në këtë duel.
Ai dha asistet fillimisht për golin e avantazhit të Kolo Muani e më par të Klaus në secilën pjesë të ndeshjes, para se të gjente vetë rrugën e rrjetës në fundin e sfidës për të vulosur suksesin 3-0.
GOLI I KOLO MUANI (VIDEO)
GOLI I KLAUS (VIDEO)
GOLI I MBAPE (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL