Milani thuhet se ka qenë në kontakt me Massimiliano Allegrin për të shikuar mundësinë për emërimin e tij të mundshëm pas përfundimit të kontratës me Juventusin.
Trajneri 56-vjeçar italian e la “Zonjën e Vjetër” në rrethana mjaft dramatike muajin e kaluar, duke u shkarkuar më pak se 48 orë pasi udhëhoqi klubin drejt trofeut të 15- të të Kupës së Italisë me një fitore ndaj Atalantës në finale e rezultat 1-0.
Allegri u tërbua në “Stadio Olimpico” ku mori edhe karton të kuq, ku Juventusi e mori këtë si shkak dhe sjelljet e tij në finale, pasi sipas tyre nuk janë sjellje që i përkasin klubit bardhezi.
Rai Sport pretendon se Milani ka qenë në kontakt me Allegrin për të eksploruar idenë e një emërimi të mundshëm, pavarësisht supozimeve për Paulo Fonsecan, i cili shihej si kandidati kryesor pas largimit të Stefano Piolit.
Trajneri 56-vjeçar është gati për një punë të re pasi ra dakord për një ndërprerje të kontratës reciproke me Juventusin, duke mbyllur derën për veprime të mundshme ligjore kundër klubit.