Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Spanja nuk kursehet me Andorrën, fitojnë edhe Franca e Belgjika

GS 06/06/2024 1 Min. Lesezeit

Spanja është tashmë në formatin e Euro 2024, duke “fshirë” Andorrën 5-0 në një miqësore. Perez hapi rezultatin, pastaj një tripletë nga Oyarzabal dhe goli i Ferran Torres.

Tre gola për Francën kundër Luksemburgut (me një super Mbappé me një gol dhe dy asistime). I njëjti rezultat edhe për Norvegjinë kundër Kosovës (falë tripletës së Haaland).

Danimarka mundi 2-1 në derbin skandinav Suedinë, 4-0 për Sllovakinë kundër San Marinos. Belgjikë-Mali i Zi 2-0 falë De Bruyne.

Teilen: