Dushan Vlahoviç dhe Serbia kanë nisur përgatitjet drejt Europianit 2024 në miqësoren e humbur të martën kundër Austrisë në shifrat 2- 1.
Për sulmuesin e Juventusit 75 minuta në fushë, në fund të së cilave ai nuk doli shumë i kënaqur, por garanton se në Gjermani do të jetë një Serbi krejt tjetër. Në të njëjtën kohë, Vlahoviç shpreson që aventura në “Euro 2024” të jetë një konfirmim për të dhe për gjërat e mira që ai ka bërë te Juventusi, pasi planet e tij në Torino janë shumë të gjata dhe madje shumë serioze, siç pranon në intervistën e djeshme për “Sportal.Blis.Rs”.
“Sfida kundër Austrisë ishte mjaft e rëndësishme për ne, pasi patëm përballë një kundërshtar që është gjithmonë protagonistë në Europianë e Botërorë dhe do të na lejojë që të korrigjojmë shumë gjëra në pritje të eventit. Na vjen keq që humbëm, por pa dyshim që në këto miqësore ndikon edhe fakti që duam të shmangim ndonjë dëmtim të mundshëm, pasi më të mirën, ua garantoj se unë dhe Serbia do e japim në Gjermani. Gati të konfirmoj golat me Juven? E kam thënë edhe më parë se jam i lumtur përgjithësisht me atë çfarë arritëm të bëjmë më Juven në sezonin që sapo mbyllëm. Por në të njëjtën kohë unë duhej dhe mund të bëja edhe më shumë sesa aq çfarë kam treguar. Gjithsesi jam në një marzh rritjeje, përmirësimi të vazhdueshëm dhe falënderoj trajnerin Alegri për të gjithë ndihmën që më ka dhënë në 3 sezonet e fundit me të. Nga korriku do të nisim një punë tjetër, me një trajner tjetër, por objektivi im është ai që të jem njeriu lider i Juventusi, njësoj siç bëri idhulli im në Torino. Kush është idhulli im? Kam shumë të tillë, në varësi të sporteve që më japim adrenalinë. Në futboll shembulli im është Kristiano Ronaldos dhe dua që sa më shpejt të jem afër nivele të tij për të përsëritur atë që ai bëri në tri sezone me Juventusin, por edhe më shumë sesa kaq. Ndërkohë, në tenis çmendem pas Xhokoviçit, një tjetër shembull suksesi. Në Formula 1 i solla fat Lëklerkut në Montekarlo ndërsa në NBA më çmend Nikola Jokiç”, tha Vlahoviç.
JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL