Arabia Saudite është një nga ligat me rritjen më të shpejtë.
Skuadrat arabe po investojnë miliona për të tërhequr lojtarët më të mirë të botës, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Gjithçka nisi’ me Ronaldon që u transferua te Al Nassr nga Manchester United, i cili u pasua nga emra të mëdhenj si: Benzema, Neymar, Firmino, Mahrez, Mendy, Henderson etj.
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka komentuar mbi trendin e largimeve nga skuadrat evropiane drejt Arabisë Saudite duke thënë se liga atje po rritet në cilësi.
“Arabia Saudite nuk do të më ndalonte. Niveli do të rritet vetëm atje. Në një nivel shumë më të lartë nga sa mendojnë shumë njerëz”. “Gjithnjë e më shumë futbollistë do të joshen të luajnë atje. Të gjitha klubet kryesore evropiane e dinë se: Arabia Saudite po vjen”, tha për HLN.
/GazetaBlic Sport.