Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi foli në konferencë për shtyp në prag të miqësores së të premtes ndaj Azerbajxhanit.
Ndjesia me Europianin që po afron? “gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë, me shumë intensitet. Është një ndjesi shumë e mirë, jemi krenar që jemi pjesë e kombëtares. Më e rëndësishmja është se jemi bashkë dhe të lumtur dhe mezi po e presim Europianin”.
A po rritet konkurrenca në sulm? “Arbër Hoxha është një talent i madh dhe me shumë cilësi. Jam i lumtur që luajti dhe që ka ardhur të luajë për Shqipërinë, konkurrenca i bën mirë grupit”.
E mendoja që brenda dy sezonesh do të kthehesha protagonist? “Futbolli ka ulje dhe ngritje, por kam parë gjithëmonë para. kam punuar shumë, me ndihmën e Zotit. Shpresoj të jem në formën më të mirë dhe të jap maksimumin”.
Europiani si trampolinë? “Europianin nuk e shoh për kontratë, mendoj për kombin shqiptar. Ne jemi për kombëtaren. Anën e transferimit nuk e mendoj, vetëm pasi të mbarojmë me kombëtaren”.
Ke ruajtur ndonjë gol për në Europian? “Ne jemi sulmues dhe duhet të shënojmë, po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë. Do të përgatitemi në maksimum për ccdo ndeshje”.
Kush skuadër mund të hapë më shumë punë? “Ndeshja nga ndeshja dallon, janë kundërshtarë të fortë. E gjitha që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, e kemi mendjen te Italia. Duhet të kemi shpirtin luftarak dhe të jemi të bashkuar, si një grup i vetëm. Nëse arrijmë këtë do t’ia dalim mirë”.
Pse jemi kaq të lidhur me fanellën? “Jemi shqiptarë dhe jemi shumë krenarë për fanellën që veshim. Është një fanellë shumë e rëndë, ne japim maksimumin për këtë fanellë. Shpresoj të marrim rezultate”.