Entuziazëm dhe karikim i jashtëzakonshëm i grupit të lojtarëve në prag të Euro 2024, por Sylvinho ka dashur që të zbresë me këmbë në tokë grupin e tij dhe ka theksuar se duhet shumë respekt për tre kundërshtarët e grupit, pasi janë tre pretendentë për të fituar turneun.
Si mund të ndikojë gjithë ky entuziazëm, a mund të kthehet në një disavantazh?
“Shumë respekt për këtë turne, nuk i kam dëgjuar deklaratat e lojtarëve, por ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi tre rivalë shumë të fortë dhe shumë respekt për ta.
Nëse më pyesni për entuziazmin, sigurisht që më pëlqen, është shumë e mirë për të marrë pikë. Por nëse më thoni se do të mundim Italinë apo gjëra të këtij niveli, jo nuk është e drejtë. Unë jam i bindur se kemi lojtarë shumë seriozë dhe kështu ne duhet të ulim kokën dhe të punojmë fortë.
Në grup kemi tre skuadra që pretendojnë të fitojnë këtë turne. Gjithçka është e paparashikueshme, por ne jemi një, këtë e kemi kuptuar të gjithë dhe për këtë jam shumë i lumtur.
Kjo është mënyra e duhur për të zbritur në fushë”, ka thënë Sylvinho./h.ll/abcnews.al