Xhanluixhi Bufon është një nga ikonat e futbollit botëror, dhe ndoshta portieri më i mirë i historisë së kombëtares italiane. Në një intervistë të dhënë për mediat, Bufon shpreh pakënaqësitë e tijë në portretizimin e ekipit italian nga shumë njerëz, duke thënë se e kanë gabim, dhe janë një ekip për t’u pasur frikë:
“Sipas opinionit tim, Italia ka një ekip të shkëlqyer, ne jemi të nënvlerësuar. Jam i sigurt që kemi 3-4 lojtarë të nivelit të madh. Pastaj kemi edhe një avantazh të shtuar, trajneri Spaleti. Ai ka arritur të transmetioi te ekipi një ndenj të madhe përgjegjësie. Nuk po them që ne do ta fitojmë Europianin, por e them me siguri që nuk do të dështojmë.
Nëse e fillon Europianin me frymën e gabuar, është e mira që të mos marrësh pjesë fare në kompeticion. Ne kemi shumë pozitivitet dhe jemi optimista. Ne gjithashtu duhet t’i shikojmë gjërat që nuk janë në rregull. Nëse arrijmë t’i ndreqim këto detaje të vogla, do të jemi një ekip për t’u pasur frikë.”
Xhanluxhi Bufon ka kohë tashmë që punon si trajneri i portierëve te kombëtarja italiane, dhe njihet si një nga lojtarët e rrallë, që kanë lënë “shpirtin” në fushë për ekipin kombëtar. Tani me sa duket është duke e transmetuar të njëjtin mentalitet te lojtarët e rinj si trajner i tyre.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL