Luciano Spalletti ka zyrtarizuar listën me 26 lojtarët e thirrur për Euro 2024. Nga lojtarët që morën pjesë në javën e parë të stërvitjes në Coverciano, Samuele Ricci, Riccardo Orsolini dhe Ivan Provedel mbeten të përjashtuar nga lista. I sinjalizuar nga trajneri, portieri i Lacios është vënë në dispozicion dhe do të vazhdojë të stërvitet në bazën e tij, duke mbajtur kontakte me trajnerin e portierëve Marco Savorani.
Nesër skuadra do të kthehet në Coverciano për seancën stërvitore në orën 17:00. Në orën 19:15 është caktuar takimi me kreun e Komisionit të Arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, i cili do të prezantojë udhëzimet dhe direktivat që do t’u kërkohet gjyqtarëve të ndjekin gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian.
Lista e lojtarëve
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtësa: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma);
Sulmuesa: Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaaraëy (Roma), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).