Anglia ka publikuar listën përfundimtare me 26 lojtarët e saj që do të grumbullojë në Kampionatin Europian 2024. Kombëtarja ishullore shikohet si një nga pretendentet kryesorë (të paktën ën letër), që mund ta fitojnë këtë kompeticion.
Trajneri Sauthgejt ka lënë jashtë listën emra me peshë, që shumë herë i ka mbështetur dhe për ta, ka dalë kundër opinionit publik. Shembulli kryesorë është ai i Herri Meguajërit, shpesh herë i kritikuar në mediat angleze por gjithmonë zgjedhja e parë për mbrojtjen e kombëtares nga ana e trajnerit Sauthgejt. Por këtë herë duket se mbrojtësi i Mançester Junajtid nuk është në planet e tij për EURO 2024.
Një tjetër emër me peshë që ngelet jashtë listës është edhe Xhek Grilish. Ky i fundit nuk ka shumë kohë që është shpallur kampion i Anglisë me Mançester Sitin, dhe gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit për Europianin e vitit 2021 po ashtu edhe në Botërorin e Katarit 2022, por kësaj here nuk duket që do të jetë i nevojshëm për Sauthgejt.
LISTA E PLOTË:
PORTIERË: Henderson, Pikford, Ramsdejll
MBROJTËS: Dunk, Gomez, Guehi, Konsa, Shau, Stouns, Tripier, Uallker
MESFUSHORË: Alexandër-Arnold, Gllagher, Maino, Rajs, Uharton
SULMUES: Bellingham, Bouen, Eze, Foden, Gordon, Kejn, Palmer, Saka, Tonei, Uatkins
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL