Me anësorin kanadez të mbrojtjes, Alphonso Davies, në prag largimi nga “Bavarezët” e Bayern Munich, këta të fundit janë hedhur menjëherë në sulm, për gjetjen e një emri të ri, e padyshim të madh, për krahun e majtë të mbrojtjes dhe duket se një emër të tillë e kanë gjetur në kampionatin elitar të Italisë, Serie A.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë është anësori francez, Theo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milan, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.
Megjithatë, kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, me “Djajtë” e Milano, që nuk pranojnë një ofertë më të vogël se 100 milionë euro, për anësorin e krahut, ofertë kjo që do të rregullonte jo pak skuadrën, por do të dëmtonte shumë edhe arkën e një klubi të madh, ashtu siç janë edhe “Të Kuqtë” e Bayern Munich.
Duket se “Bavarezët” po mendojnë për një pistë më të lehtë dhe objektiv kryesor tashmë është kthyer mbrojtësi i Liverpool, Andrew Robertson, megjithatë dhe për skocezin nuk duket asgjë e lehtë, teksa në Gjermani shpresojnë vetëm te dëshira e 29-vjeçarit për një aventurë të re jashtë Anglisë, pasi me Liverpool ka fituar gjithçka