Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Drejtuesit e Milanit në Londër, kuqezinjtë duan Brojën në skuadër

GS 08/06/2024 1 Min. Lesezeit

Sky Sport Italia raporton se drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada është në Londër për bisedime me mbrojtësin e djathtë të Aston Villas, Matty Cash dhe sulmuesin e Chelsea, Armando Broja.

Ndërkohë, italianët po diskutojnë edhe për situatën e Brojës me Chelsean pas kthimit të tij nga huazimi te Fulham.

22-vjeçari shqiptar shihet si një alternativë në repartin e avancuar, pasi zgjedhja e parë është Joshua Zirkzee. Milani synon të bëjë të vetin sulmuesin shqiptar me formulën e huazimit me një opsion blerjeje.

Teilen: