Në sezonin e fundit Kristjan Asllani gjeti më shumë hapësirë në ekipin e parë, duke shfrytëzuar në maksimum mundësitë e dhëna nga trajneri Inzaghi që në minutën e parë apo gjatë ndeshjes në zhvillim.
Zëvendësi i Calhanoglu në formacionin zikaltër, siç raportohet nga Opta Joe, kishte një përqindje të plotësimit të pasimeve prej 93% në Serinë A në sezonin e sapo përfunduar, duke regjistruar vlerën më të lartë mes të gjithë mesfushorëve në Serie A duke marrë parasysh ata me një minimum prej 500 pasimesh.
Mesfushori shqiptar është gati të shkëlqejë me skuadrën kombëtare në Euro 2024 dhe më pas të vazhdojë të spikasë me Interin në kampionatin italian.